Kane ia huq, e përmend Italinë si favorite për Kampionatin Botëror

Futboll

Kane ia huq, e përmend Italinë si favorite për Kampionatin Botëror

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 16:40
Kane ia huq, e përmend Italinë si favorite për Kampionatin Botëror

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, dukej se harroi se Italia nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës, pasi ai e vendosi atë në mesin e favoriteve për Kupën e Botës në Katar.

Azzurri-t, fituesit e Euro 2020, nuk do të jenë në turneun e madh të këtij viti pas humbjes së tyre shokuese ndaj Maqedonisë së Veriut në play-off.

Megjithatë, i pyetur pas barazimit të Anglisë me Gjermaninë se kush do të ishte favorit për turneun, Kane për Qendrën Sportive të ESPN përmendi disa kombëtare, përfshirë Italinë.

“Ka shumë skuadra të mira.

Ju keni disa skuadra kryesore evropiane: ne, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali dhe më pas keni Brazilin, Argjentinën. Ju keni skuadra më të mira në mbarë botën. Për të fituar një Kupë Bote duhet të jesh në një nivel të lartë, të lartë për shtatë ndeshje”, u shpreh Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat