Barcelona ndërron shtëpi brenda qytetit

Futboll

Barcelona ndërron shtëpi brenda qytetit

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:25
Barcelona ndërron shtëpi brenda qytetit

Punimet për rimodelimin e “Camp Nou”-t do të nisin në qershor, pikërisht në momentin kur përfundon sezoni aktual.

Kryetarja e bashkisë së Barcelonës, Ada Kolau, dhe presidenti i Barcelonës, Johan Laporta, kanë njoftuar dhënien e licencës në Këshillin Bashkiak të Barcelonës, e cila ka kushtuar gjashtë milionë euro.

Marrëveshja supozon se sezoni i ardhshëm do të luhet në “Camp Nou” me pothuajse njëqind për qind të kapacitetit, që katalanasit do të luajnë në stadiumin Olimpik “Lluis Companys” gjatë sezonit 2023-2024, megjithëse Laporta ka specifikuar se mund të shtyhet deri në fillimin e kampionatit të ardhshëm.

Dhe kthimi do të lejojë të jepet shtytja përfundimtare që do të zgjasë rreth pesë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat