Conte: Ishim të lodhur

Futboll

Conte: Ishim të lodhur

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 19:31
Conte: Ishim të lodhur

Antonio Conte nuk e fsheh zhgënjimin për mungesën e fitores kundër Sauthemptonit, një ndeshje që skuadra e tij e dominoi dhe luajti edhe 11-10 për më shumë se një pjesë.

“Duhet të jemi të zhgënjyer sepse duhet shfrytëzuar situata e superioritetit numerik. Por, të luash pas 44 orëve përsëri nuk është e lehtë, sepse duhet të rikuperosh energjitë nga ndeshja e fundit. Ndoshta lodhja bëri që të marrim vendime të gabuara, veçanërisht kur mbërrinim në zonë.

Nuk është e lehtë të marrësh një rezultat të mirë në këtë stadium. Në fund ne mund të kishim bërë më mirë”, deklaroi tekniku italian.

“Nuk dua të komentoj vendimet apo situatat e dy golave të anuluar. Ka një gjyqtar dhe VAR. Duhet të pranojmë vendimet. Kejn luajti një ndeshje të mirë. Mund të kishte shënuar dy herë. Paraqitja e tij ishte e mirë. Ai luajti me pak lodhje, por si e gjithë skuadra”, nënvizoi trajneri i Totenhemit=.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat