Nagelsmann shikon drejt së ardhmes

Futboll

Nagelsmann shikon drejt së ardhmes

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:48
Nagelsmann shikon drejt së ardhmes

Si një trajner i ri në një rritje marramendëse, Julian Nagelsmann shikon drejt së ardhmes.

“Futbolli duhet të pushojë së fshehuri pas traditës dhe të revolucionarizojë veten”, – thotë 34-vjeçari i Bayern Munich, i cili do të donte që futbolli të ishte gjithnjë e më teknologjik. Nagelsmann e merr NFL (futbollin amerikan) si shembull:

“Futbolli amerikan është shumë më i avancuar se futbolli në Europë. Atje qendërmbrojtësi është i pajisur me kufje për të dëgjuar trajnerin e tij. Është diçka për të cilën do të kishim nevojë absolutisht edhe ne, gjithashtu”.

Në fund të fundit, NFL tashmë është marrë si model edhe në një rast tjetër: dy zëvendësimet shtesë të parashikuara në Premier League.

Me rastin e pandemisë, edhe UEFA e përfshiu këtë opsion, çka dëshmon se jo rrallë herë ka pasur frymëzim nga kampionati amerikan i futbollit profesional lidhur me rregullat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat