Edhe Manchester City e do Chiesan

Futboll

Edhe Manchester City e do Chiesan

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 12:33
Edhe Manchester City e do Chiesan

Edhe Manchester City raportohet se i është bashkuar garës për transferimin e Federico Chiesas.

Sipas “Calciomercato”, kampioni anglez është klubi i radhës që ka shprehur interesim për futbollistin që shkëlqeu me Italinë në “Euro 2020”.

Për 23-vjeçarin më herët interesim ka shprehur edhe klubi tjetër anglez, Chelsea, dhe kampioni gjerman, Bayern Munich.

Reprezentuesit italian i skadon kontrata me Juventusin në verën e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, Juventusi thuhet se nuk e dëshiron largimin e 23-vjeçarit dhe pritet që t’i ofrojë kontratë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat