Brazili udhëton drejt Tokios

Futboll

Brazili udhëton drejt Tokios

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 14:28
Brazili udhëton drejt Tokios

Brazili po udhëton drejt Tokios me një grup shumë të ri. Drejtuesi i padiskutueshëm i ekipit kombëtar të verdhejeshil në Lojërat Olimpike të Japonisë do të jetë Dani Alves, i cili fluturon me synimin për të azhurnuar rekordin e tij të pabesueshëm të trofeve.

Udhëheqës edhe para se të mbërrinte në Japoni, sepse në aeroplanin e ekipit kombëtar brazilian të futbollit, mbrojtësi improvizoi me veten si… administrator (kujdestar klase). Debutimi me pesë rrathë i ekipit të drejtuar nga André Jardine do të jetë kundër Gjermanisë më 22 korrik, në “Yokohama International Stadium”.

“Ai është udhëheqësi i përsosur. Alves është një fitues, ka karizëm dhe respektohet shumë nga të gjithë.

Është një shembull për këtë brez dhe nuk ka marrë pjesë kurrë në Lojëra Olimpike. Me siguri do të jetë udhëzues në fushë dhe model për t’u ndjekur”, – deklaroi Jardine, vetëm tri vite më i madh se mbrojtësi veteran. Në moshën 38 vjeç, një nga lojtarët më të suksesshëm të të gjitha kohërave është në kërkim të një titulli, që akoma nuk e ka në palmaresin e tij mbresëlënës: medaljen e artë olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat