Prishtina kërkon fitoren në Evropë

Futboll

Prishtina kërkon fitoren në Evropë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 11:26
Prishtina kërkon fitoren në Evropë

Prishtina dot (e marte) do të luajë kundër Connah’s Quay Nomads në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me bardhëekaltrit që shpresojnë të fitojnë me lehtësi.

Skuadra nga Uellsi do të tentojë të shkaktojë befasi, mirëpo Prishtina do të shpresojë që të mos bëjë gabimin sikurse në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Superligës së Kosovës ka përparësi që është vendas dhe do t’i ketë Plisat e pranishëm, duke tentuar të kalojë në gjysmëfinale të fazës kualifikuese.

Trajneri Zekrija Ramadani ka thënë se është një përvojë e re për Prishtinën në këtë garë dhe do të tentojnë të japin maksimumin.

Connah’s Quay Nomads është një skuadër që zhvillon lojë fizike, derisa skuadra kosovare do të tentojë të dalë përpara përmes kundërsulmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat