Batatina: Jam i lumtur edhe për tifozët që u rikthyen në tribuna 

Futboll

Batatina: Jam i lumtur edhe për tifozët që u rikthyen në tribuna 

Nga: K.G. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 13:09
Batatina: Jam i lumtur edhe për tifozët që u rikthyen në tribuna 

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, tha se skuadra e tij dha maksimumin dhe është krenarë me këta djelmosha. 

Fituesi i Kupës së Kosovës u eliminua nga skuadra shqiptare Shkupi, me rezultat të përgjithshëm 3:1 (2:0 në Shkup, 1:1 në Prishtinë).  

“Të dashur adhurues të klubit futbollistik ''Llapi'', ne u eliminuam nga gara e Konferencë Ligës por me kokën lartë. Të gjithë së bashku kryesi, staf, lojtarë por edhe ju ''Legjendat'' edhe pse nuk u kualifikuam, luftuam dhe bëm paraqitje dinjitoze dhe ju premtoj se në vitet në vijim do të jemi ende më të kompletuar dhe me  eksperiencë më të lartë.

Jam i lumtur që së bashku bëm historinë pas 89 viteve klub, u stolisëm me Kupën e Kosovës dhe për herë të parë u regjistruam në protokollin e futbollit evropian. 

I përgëzoj lojtarët apo thënë ndryshe luanët e KF "Llapi" për luftën e pa kompromis në fushë dhe paraqitjen shumë dinjitoze.

Do t'iu premtoj se KF "Llapi" prapë do të jetë skuadër që do ta kërkojë Evropën për çdo vit dhe do të jemi skuadër shumë solide në vazhdimësi.

Faleminderit për të gjithë që më mbështetën dhe më qëndruan afër për gjatë kohës sa ishim ne organizimin e ndeshjeve të Evropës, jam i lumtur edhe për tifozët që u rikthyen në tribuna dhe kjo ishte një e arritur e madhe falë organizimit të mirë të klubit dhe stafit që pas një kohe të gjatë ata të jenë të pranishëm në ndeshje.

Vazhdojmë të bashkuar edhe më të fortë së kurrë drejt realizimit të synimeve të skuadrës së KF "Llapi", ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat