Drita kërkon fitore në duel me skuadrën shqiptare 

Futboll

Drita kërkon fitore në duel me skuadrën shqiptare 

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:29
Drita kërkon fitore në duel me skuadrën shqiptare 

Nënkampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, është gati për ndeshjen me Deçiqin nga Tuzi i Malit të Zi. 

Drita kërkon fitore në duel me skuadrën shqiptare, në takimin e parë të rrethit të parë eliminator të Conference League në futboll.

“Drita sot nga ora 18:30 zhvillon seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes ndaj KF Deçiç, në kuadër të garave evropiane në Conference Ligë. 

Seanca është e hapur për media 15 minutat e parë, dhe me pas mbahen konferencat e të dyja klubeve, KF Deçiç dhe FC Drita 

Seanca stërvitore dhe konferencat mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, njofton Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat