Dhurim Zhuri huazohet në Besë

Futboll

Dhurim Zhuri huazohet në Besë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:16
Dhurim Zhuri huazohet në Besë

Ekspedita e Prishtinës dje mbrëmë është rikthyer në kryeqendër pas 14 ditëve të fazës përgatitore në Turqi.

Kryetrajneri Ramadani i ka dhënë ekipit pushim dyditor, ndërsa i rikthehet seancave stërvitore të enjten.

Gëzon fakti që gjatë qëndrimit në Antalya nuk ka futbollistë të lënduar dhe skuadra po gëzon formë optimale fizike.

Ndërsa sa i përket afatit kalimtar, në ditën e fundit të këtij afati, më 31 janar, sulmuesi Dhurim Zhuri është huazuar në Besë të Pejës, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat