Probleme të Milani

Futboll

Probleme të Milani

Më: 6 janar 2021 Në ora: 13:52
Probleme të Milani

Nuk kanë të sosur telashet për Milanin, në prag të ndeshjes me Juventusin, mbrëmjen e sotme në “San Siro”, pasi dy futbollistë kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit dhe nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli.

Bëhet fjalë për sulmuesin kroat Ante Rebiç dhe mesfushorin boshnjak Rade Kruniç, të cilët rezultuan pozitivë në tamponët e kryer mbrëmjen e djeshme dhe janë vendosur menjëherë në izolim.

Të dy futbollistët pritej të luanin titullarë mbrëmjen e sotme, por do t’i shtohen listës së mungesave, ku bëjnë pjesë edhe emra si Zlatan Ibrahimoviç, Ismael Bennacer, Sandro Tonali e Matteo Gabbia.

E nëse në mbrojtje Pioli ka në dispozicion të gjithë titullarët, mesfusha është në alarm, pasi aktualisht janë të gatshëm vetëm Kessie e Calhanoglu, ndërsa në sulm, me mungesat e Ibrës dhe Rebiç, reparti pritet të formohet nga të rinjtë Leao, Brahim Diaz dhe Hauge.

Me tre mungesa të rëndësishme vjen në këtë takim edhe Juventusi, pasi Alex Sandro dhe Juan Cuadrado janë prekur nga koronavirusi, ndërsa Alvaro Morata është i dëmtuar dhe nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Milanos.

Sfida mes Milanit dhe Juventusit do të startojë sonte në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat