Manchester United synon treshen e Valencias

Futboll

Manchester United synon treshen e Valencias

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 16:01
Foto

Manchester United ka hedhur sytë nga Valencia.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” po ndjekin me shumë interes tre lojtar të skuadrës nga “Mestalla”. 

Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi i majtë Jose Luis Gaya, mesfushori Carlos Soler dhe anësori Ferran Torres janë lojtarët që kanë përfunduar në orbitën e klubit nga “Old Trafford”. 

Megjithatë për ti transferuar këta lojtar në angli nuk do të jetë e lehtë, pasi Valencia vështirë se do ti lërë të lirë për një shifër të ulët.

Mbrojtësi Gaya, i cili pëlqehet edhe nga Barcelona vlerësohet mbi 40 milionë euro, ndërkohë që talenti Ferran Torres ka një klazuolë lirimi nga kontrata 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat