Milani në kërkim të një qendërmbrojtësi, hedh sytë nga rivalët e saj

Futboll

Milani në kërkim të një qendërmbrojtësi, hedh sytë nga rivalët e saj

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:36
Drejtuesit e “djallit”  synojnë njërin mes Daniele Ruganit dhe Merih Demiral.

Milani është vendosur prej kohësh në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe ka hedhur sytë  tek rivalët e Juventusit. Drejtuesit e “djallit”  synojnë njërin mes Daniele Ruganit dhe Merih Demiral.

Këto dy profile nuk janë të rinj për dëshirat e klubit,  pasi në merkaton e verës Milan u interesua për Demiral duke ofruar edhe 30 milion euro për shërbimet e turkut. Por oferta e tyre u refuzua dhe zonja e vjetër vendosi ta mbante lojtarin.

Aktualisht në klubin bardhezi janë  5 mbrojtës qendre dhe largimi i njërit prej tyre duket i sigurt. Rugani duket më pranë largimit duke parë që italiani ka luajtur vetëm 90 minuta këtë sezon. Ajo që mund të konsiderohet si pengesë për drejtuesit kuqezi është dëmtimi i kapitenit Chiellini dhe çdo gjë do të vendoset nga gjendja e italianit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat