Gabriel Jesus shpëton Brazilin nga një tjetër barazim

Futboll

Gabriel Jesus shpëton Brazilin nga një tjetër barazim

Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:42
Pamje nga ndeshja

Brazili ka përmbysur gjithçka në pjesën e dytë duke fituar 3-1 miqësoren ndaj Republikës Çeke. 

Kjo ishte miqësorja e fundit e Selecao-s në prag të Copa America 2019 që do të zhvillohet gjatë verës. 

Të besuarit e Tite-s kanë fituar, por paraqitja e tyre ka qenë shumë larg asaj që jemi mësuar të shohim nga Brazili. 

Pritej një fitore me goleadë, duke parë që çekët u shpartalluar 5-0 nga Anglia disa ditë më parë. 

Megjithatë, ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Pavelka që erdhi pas një gabimi të rëndë të prapavijës braziliane. 

Pas pushimit, çekët kthejnë nderin, duke lejuar Brazilin të barazojë me Roberto Firmino-n pas një gabimi trashanik të mbrojtjes. 

Në minutën e 83’ dhe 90’ ishte Gabriel Jesus që i ka dhënë fitoren përfaqësueses së tij me një dopietë fantastike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat