Serbia kërcënohet nga konflikti ndërmjet shtetit dhe Kishës ortodokse?

Evropë

Serbia kërcënohet nga konflikti ndërmjet shtetit dhe Kishës ortodokse?

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 13:31
Ilustrim

Kuvendi i paralajmëruar i Kishës serbe për Kosovën nuk do të mbahet, shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave deri te takimi mund të vijë vetëm nëse do të ketë referendum për Kosovën.

Sipas Blic, që kur Kisha serbe miratoi nocionin "as pavarësi e as ndarje" dhe presidenti i Serbisë është por korrigjimit të kufijve, ka pasur një ftohje të marrëdhënieve midis përfaqësuesve të Kishës dhe shtetit.

Megjithëse u përmend në ditët e mëparshme se një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kishës ortodokse serbe do të ishte planifikuar për në shtator ose tetor, tani për tani nuk ka kërkesë për seancë të jashtëzakonshme. Megjithatë, shkaku që mund të ketë mbledhje do të jetë edhe fjalimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq për serbët në Kosova më 9 shtator.

Disa ipeshkvë konsiderojnë se nëse Vuçiq në Kosovë deklaron planin e korrigjimit të kufijve, nuk do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për shkak se pozita e Kishës Ortodokse Serbe është deklaruar në seancën e majit, por nëse përmendet një referendum, atëherë sesioni i jashtëzakonshëm mund të mbahet.

Gjithashtu, për momentin, siç shkruan Blic, nuk ka njoftim që Kisha Ortodokse Serbe do të ndryshojë qëndrimin mbi ndryshimin e kufijve. Kjo, nga ana tjetër, ngre pyetjen nëse do të vijë deri te konflikti i institucioneve kyçe të Serbisë me Kishën Ortodokse Serbe, transmeton KosovaPress.

I pyetur nëse e gjithë kjo çon në mundësinë e thellimit të konfliktit ndërmjet kishës dhe shtetit në "pyetjen më të rëndësishme kombëtare serbe"

Historiani serb Aleksandar Rakoviq thotë se është e vështirë të përgjigjet në këtë çështje.

"Mendoj se vështirë është të vijë deri te kjo. Do të doja të mos vijë deri te kjo, por nëse do të ketë mosmarrëveshje kyçe dhe dallime serioze, kjo do të thotë një konflikt ndërmjet kishës dhe shtetit, "tha ai.

Rakoviq kërkon që Kisha dhe shteti serb të shmangin konfliktin e ndërsjellë, për të shmangur situatën siç ishte në vitin 1937 për shkak të krizës Konkordatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat