Mbreti Charles raporton se do t’i rikthehet së shpejti detyrave publike

Evropë

Mbreti Charles raporton se do t’i rikthehet së shpejti detyrave publike

Më: 26 prill 2024 Në ora: 20:54
Mbreti Charles, Camila

Pas raportimit alarmues të ‘Daily Beast’, se shëndeti i mbretit Charles nuk është aspak mirë, vjen një përditësim nga faqja zyrtare e familjes mbretërore.

‘Madhëria e tij do t’i rikthehet së shpejti detyrave publike, pas një periudhe trajtimi dhe rikuperimi pas diagnozës së tij të kancerit’, - shkruhej në ‘Instagram’, këtë të premte, poshtë fotografisë së monarkut 75-vjeçar, krah për krah me bashkëshorten e tij, mbretëreshë Camilla.

‘Në shenjë të këtij rikthimi, mbreti dhe mbretëresha do të vizitojnë së bashku një qendër për trajtimin e kancerit, të martën që vjen, ku do të takojnë doktorët dhe pacientët.  Kjo vizitë është vetëm fillimi i një sërë angazhimesh të jashtme në të cilat mbreti do të përfshihet gjatë javëve të ardhshme’, - shkruhej në vazhdim të raportimit.

‘Përveç kësaj, mbreti dhe mbretëresha do të presin perandorin dhe perandoreshën e Japonisë për një vizitë shtetërore në qershor, me kërkesë të qeverisë së HM.’

Gjithashtu, çifti mbretëror shprehu se janë thellësisht mirënjohës për mirësinë dhe urimet që kanë marrë nga e gjithë bota gjatë gjithë gëzimeve dhe sfidave që nga kurorëzimi i tyre vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat