Lideri i inteligjencës suedeze paralajmëron Norvegjinë

Evropë

Lideri i inteligjencës suedeze paralajmëron Norvegjinë

Nga: H.R Më: 21 prill 2024 Në ora: 10:56
Eksperiencë e gjatë; Mats Lindström ka punuar me krime të rënda të dhunshme në Rinkeby jashtë Stokholmit për më shumë se 20 vjet.

Rinkeby: Në korridor, brenda recepsionit në stacionin e policisë Rinkeby jashtë Stokholmit, ka pesë dhoma të vogla të marrjes në pyetje me radhë. Dhoma e gjashtë është e mobiluar me karrige të mira në një unazë rreth një tavoline, piktura të këndshme në mur dhe lodra. Këtu përfundojnë fëmijët që kapen nga policia, para se të zhduken nën kujdesin e shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve.

-Udhëheqësi i inteligjencës Mats Lindström kthen celularin dhe tregon një foto të një djali të ri.

- Ai është njëmbëdhjetë vjeç, u kap me armë gjatë rrugës për të vrarë dikë, thotë Lindström.

Image
Mats Lindström ka punuar me krime të rënda të dhunshme në Rinkeby jashtë Stokholmit

- Duhet ta shihni foton për të kuptuar sa i ri është!

Në foto shihet djali i veshur me një xhaketë të errët me flluska pak të madhe, ndërsa shikon në kamerën celulare me fytyrën e fëmijës së tij.

Sipas Lindström, ishte gangsteri i Foxtrot "Benzema" ai që i dha djalit urdhërin e vrasjes. (Benzema),emri i të cilit është Mustafa Aljiburi, thuhet se është vrarë në një atentat në Irak në janar të këtij viti.

Sipas Lindström, ai ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me djalin njëmbëdhjetë vjeçar për ta detyruar atë të vriste një qenie tjetër njerëzore….)

E di se ai nuk është i vetmi vrasës  nën moshën 18 vjeç, janë bërë shumë në numër, thotë ekspreti!

Shumëçka ka ndryshuar gjatë dhjetë viteve të fundit në Suedi, por vrasjet e bandave janë kthyer në një çështje të përditshme…)

Kriminelët kanë qëlluar mbi njëri-tjetrin edhe dhjetë vjet më parë, por mënyra e veprimit të tashëm është më ndryshe.

- Në një gjuajtje normale para 10-12 viteve, kur ishte vjedhur një Audi, një kallashnikov dhe një Glock pa zë, kriminelët kishin një shofer dhe dy gjuajtës, prisnin jashtë adresës së shtëpisë kundërshtare, trokitnin në derë dhe kur personi i kërkuar hap portën, ata i hedhin biber syve! Ishin vetë protagonistët që qëlluan, tregon Lindström, i cili ka punuar me zbulimin dhe hetimin e krimeve të rënda të dhunshme që nga viti 2001, pothuajse gjatë gjithë kohës në të njëjtin rajon, Rinkeby.

Ai ka ndjekur zhvillimin e bandave në Rinkeby të cilat kanë bë grabitje dhe vjedhje. Tani ai është i detyruar të arrestojë fëmijë  të vegjël, për vrasje, tentativë vrasje dhe planifikim të vrasjes.

Në qarqet e bandave kriminale, të gjithë e dinë se kush është “Mats”.

Mats Lindström është bërë një dëshmitar ekspert udhëtues, pasi që erdhi me një raport me titull "Vrasje në mjediset e bandës".

Porosi tronditëse, "Njëqind plakusha"!

Kjo porosi në raport është tronditëse, vendimtare dhe shqetësues. Gjuha dhe mënyra se si Lindström tregon verbalisht për atë që ka zbuluar është e përditshme! Se fëmijët që vrasin janë një problem po aq i zakonshëm, krahasohet me veturat  në orët e trafikut, apo çmimet e larta të ushqimeve.

Ata që kryejnë vrasje, janë në të shumtën e rasteve persona të moshave 14 deri në 20 vjeç dhe në rrugë quhen “klivarna”, ose alpinistët në norvegjisht.

Kutia e mjeteve të shefit suedez të inteligjencës përbëhet nga përgjimet e telefonit, kamerat sekrete, përgjimet e dhomave dhe rishikimi i telefonave celularë të sekuestruar.

"Att brøsta en fyra för att bli en hundragubbe" është një shprehje e përdorur për kriminelët e mitur në Stokholm.

Kjo do të thotë të jesh gati për të vuajtur katër vjet burgim për të mitur, që është dënimi maksimal për një të mitur për vrasje, për të fituar statusin në rrjetin e krimit!

- Mënyra më e lehtë për t'u bërë dikush në sytë e të tjerëve është të posedojsh këtë karrierë kriminale. Dhe se kjo mund të arrihet duke kryer një vrasje për rrjetin e dikujt tjetër, pastaj bëhesh “njëqind vjeç burrë", dhe merrë  respekt, shpjegon Mats Lindström.

Kriminelët kindapojnë në mënyrë cinike të rinjtë, rekrutojnë fëmijë me probleme sociale nga familje të shkatërruara dhe nga institucionet e mirëqenies së fëmijëve.

- Ata luajnë me këtë moshë për të ndërtuar besnikëri të ndërsjelltë!

Pastaj të rinjtë duan të kenë një identitet, të bëhen dikush dhe më pas vjen një person që është si një vëlla i madh për ta, i cili u jep dashuri dhe vëmendje që të ndihen edhe më të konfirmuar, dhe kjo është kaq e fortë për këta të rinj, thotë Lindström.

Lindström deri më tani ka dëshmuar në 20 çështje gjyqësore ku fëmijët dhe të rinjtë janë autorë të krimeve dhe veprave të rënda!

- Ka disa shembuj të të rinjve nga mosha 14 deri në 18 vjeç që kërkojnë kontrata për vrasje edhe në rrjetet sociale.

Për norvegjezët, rajoni Rinkeby u bë vetë simboli i "kushteve suedeze". Në vitin 2016, një burrë u godit me thikë në shesh kur Dagbladet vizitoi rrethin.

Të shkosh në Rinkeby është si të shkosh në Mogadishu, tha që atëherë për Dagbladet, Germay Woldu, një banor i rrethit.

Rruga kryesore u rinovua dhe disa ndërtesa të reja banimi ishin në ndërtim e sipër…)

Zona nuk është  një e ashtuquajtur "zonë e ndaluar", sikurse më heret!

Udhëheqësi i detektivit beson se kjo është për shkakun se policia është vënë me forcë kundër forcës…)!

Ai vazhdon duke bërë një krahasim çuditërisht të ndershëm mes tij si polic dhe kriminelëve.

- Edhe unë duhet të posedoj një lloj marke tregtare të besimit, kam edhe një certifikatë krimi të dhunshëm, dhe se kjo është e mirë për të nuhatë të vërtetën! Atëherë kriminelët e kuptojnë se nuk është e dobishme të më kërcënojnë, thotë Lindström.

- Kur ke këtë kapital të dhunës,fiton respekt dhe ngjitesh në rrjet. Pastaj edhe mund të hyni në marrëveshje të mëdha droge dhe fitoni më shumë para, thotë Lindström.

Lindström beson se ndjenja e të qenit përnjëherë dikushi në sytë e të tjerëve është një forcë e fortë lëvizëse drejtë krimit!

- Ëdhtë mjaft e lehtë të transferohen pjesët më të këqija të kësaj kulture të bandave kriminale suedeze edhe në Norvegji, thotë Lindström.

Dagbladet ka hartuar disa zona në Oslo të Norvegjisë, që janë veçanërisht të goditura nga krimet e rënda. E përbashkëta e shumë rasteve kriminale është; autorët dhe viktimat janë po të njëjtës moshë (13-14 vjeçare), tendencë kjo me një kahje mjaft negative.

Vetëm në vitin 2023, kishte rreth 5,400 vepra të dhunshme të kryera nga të rinjtë e nën moshës 18 vjeç, të cilët u ndoqën penalisht. Kjo është një rritje prej 37 % krahasuar me vitin 2022, ku numri i ndjekjeve të zgjidhura ishte rreth 4000.

Fëmijët nën moshën 15 vjeç përbënin 36 % të çështjeve të zgjidhura nga prokuroria.

Një përqindje e lartë e të papunëve, të rinjtë që nuk mbarojnë shkollën e mesme, të ardhurat e ulëta, kushtet e vështira dhe përqindja e emigrantëve janë treguesi më i mirë që përkojnë saktësisht me rritjen e krimit te të rinjët!

Po sikur ndonjë (krim i organizuar, sikurse në Suedi)), të marrë të rinjtë, t'u japë atyre armë zjarri dhe t'i vendosë në një sistem të krimit, çfarë do bëhet? Ishte kjo një pyetje nga një burim i afërt me mjedisin e të rinjve kriminalë në Oslo.

Më 6 prill, një suedez 48-vjeçar u mbajt në paraburgim, i akuzuar se kishte kontribuar në tentativën e vrasjes, kur një person u qëllua jashtë Mossehallen, më 28 nëntor të vitit të kaluar.

-Sipas kanalit radiofonik suedez P4, 48-vjeçari është një figurë kryesore në rrjetin e frikshëm Foxtrot.

Përveç tentativës për vrasje në Moss, ka pasur vrasje në Turqi, Kosovë dhe Irak që mund të lidhen me të njëjtin konflikt.

Në Trondheim po zhvillohet një gjyq ku një i ri u rrëmbye, familja kërcënohet të paguajë atë që supozohet se ishte një borxh droge. Një nga të pandehurit thuhet se ka lidhje me Foxtrot.

Sipas NRK, pesë persona nga i njëjti rrjet janë arrestuar në Oslo..)

Vitin e kaluar, një person i lidhur me rrjetet Shottaz/FLG u arrestua, sepse  shtënë në një shtëpi në Nordstrand në Oslos!

Shottaz/FLG është një rrjet kriminal që Mats Lindström e njeh mirë. Edhe pse krye banditët  rrinë  në shtëpi, ata qëndrojnë  pas disa vrasjeve..)

- Paratë janë të mira në Norvegji, por droga është e shtrenjtë dhe ju fitoni shumë para prej saj, njëherit ju nuk jeni të sfiduar nga bandat norvegjeze sepse ato ende nuk e kanë atë kulturën e dhunës suedeze, thotë Lindström.

Ai beson se bandat suedeze nuk po përpiqen të marrin përsipër shitjen e drogës në nivel rrugësh.

- Ata rradhiten lart në zinxhirin e shpërndarjes dhe mund të jenë vetë  ata që menaxhojnë një rreth ose një qark. Mesazhi është; “tani duhet të blini nga ne”, thotë menaxheri i inteligjencës.

- Nëse keni probleme, u sjellim  gjuajtës suedezë që kërcënojnë, gjuajnë dhe binduni se kush është në krye të punës! 

Ai beson se Shottaz/FLG nuk shkon në Norvegji vetëm për të qëlluar njerëz, ata duan të bëjnë para, nuk kërkojnë konflikte për hir të konflikteve, por nëse duhet të qëllojnë dikë ose të shënojnë territor, ata edhe bëjnë këtë. Ajo që ata duan është të bëjnë shumë para në paqe dhe qetësi.

- Kriminelët nuk njohin kufij, nuk u intereson ku mbaron rrethi tyre, ata janë më të lëvizshëm dhe më ndërkombëtarë se gjithëkush tjetër, përfundon Mats Lindström. Në fillim të muajit maj, eksperti detektiv, publikon një libër, në të cilin përshkruhet kjo ngritje e bandave, vërejtur me sytë e një udhëheqësi-detektiv!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat