Ukraina ua ndalon burrave të moshës ushtarake të marrin pasaporta jashtë vendit

Evropë

Ukraina ua ndalon burrave të moshës ushtarake të marrin pasaporta jashtë vendit

Më: 25 prill 2024 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Ukraina ka ndaluar përkohësisht burrat që kanë të drejtë të shërbejnë në ushtri të aplikojnë për pasaporta jashtë vendit.

Sipas mediave të huaja, burrat nga 18 deri në 60 vjeç do të mund të aplikojnë ose të rinovojnë pasaportat e tyre vetëm në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha gjithashtu se shërbimet konsullore për meshkujt në grupmoshën janë pezulluar deri më 18 maj.

Dje, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, sulmoi burrat ukrainas që jetojnë diku tjetër dhe tha se “qëndrimi jashtë vendit nuk e ç’liron një qytetar nga detyrat e tij ose të saj ndaj atdheut”.

Rreth 86,000 burra ukrainas të moshës ushtarake besohet se jetojnë në BE.

Në fillim të këtij muaji, Volodymyr Zelenskyy nënshkroi një projekt-ligj që ul kufirin e moshës së rekrutimit nga 27 në 25 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat