Sekretari britanik i Mbrojtjes fajëson direkt Rusinë për sulmin me Noviçok - Bota Sot
Sekretari britanik i Mbrojtjes fajëson direkt Rusinë për sulmin me Noviçok

Evropë

E enjte, 20 shtator 2018

Sekretari britanik i Mbrojtjes fajëson direkt Rusinë për sulmin me Noviçok

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 20:07
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson, tha se "sulmi" i Rusisë ka çuar në vdekjen e një gruaje britanike, e cila i është ekspozuar Noviçokut - agjentit të njëjtë nervor që ka helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij Yulia, në muajin mars.

"Realiteti është se Rusia ka kryer sulm në tokën britanike, i cili ka çuar në vdekjen e një shtetaseje britanuje", tha Williamson.

Dawn Sturgess dhe Charlie Rowley u helmuan dhjetë ditë më parë me Noviçok, në qytetin Ejmsbëri të Anglisë.

Sturgess, 44 vjeçe, vdiq të dielën, ndërsa Rowley mbetet në gjendje kritike për jetën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ideja se Rusia qëndron prapa helmimit të tyre është "absurde".

Ai tha se Rusia "është thellësisht e shqetësuar për praninë e vazhdueshme të këtyre substancave helmuese në territorin britanik" dhe se ato "paraqesin rrezik jo vetëm për britanikët, por edhe evropianët e tjerë".

Noviçok është një agjent nervash, i cili është zhvilluar nga ushtria sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë.

Helmimi i Sturgess dhe Rowley ndodhi katër muaj pas helmimit të Skripalëve në qytetin Sallsbëri të Anglisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test