Koment: Merkel dhe Putin mes afrimit dhe mosbesimit - Bota Sot
Koment: Merkel dhe Putin mes afrimit dhe mosbesimit

Evropë

E shtunë, 23 qershor 2018

Koment: Merkel dhe Putin mes afrimit dhe mosbesimit

Më: 19 maj 2018 Në ora: 15:07
Merkel dhe Putin

Me Rusinë prej shumë vitesh ka mosmarrëveshje, ndërsa me SHBA-në, të paktën qëkurse është president Donald Trump. Për një ndryshim rrënjësor kursi as që ka shenja, mendon Miodrag Soric.

Prej kohësh kanë munguar lajmet e mira në marrëdhëniet gjermano-ruse. Qoftë lufta në Ukrainë, mbështetja e Rusisë për presidentin sirian Assad, sanksionet reciproke apo afera Skripal: Prej vitesh kryeartikujt negativë pasojnë njeri-tjetrin. Raporti Lindje-Perëndim ka arritur gjithmonë në pika kritike. Fakti, që Gjermania për gati një vit mungoi si lojtare në politikën e jashtme, e ka vështirësuar edhe më shumë ëështjen. Por lufta elektorale dhe krijimi i vështirë i qeverisë në Berlin ishin më të rëndësishme.

Optimizëm me rezerva

E harruar, e kaluar. Menjëherë pas krijimit të qeverisë disa ministra gjatë ditëve të fundit kanë vizituar Moskën. Tani kancelarja nogocioji direkt me Putinin. E papritur po  krijohet një lloj opmizmi i rezervuar. Me sa duket presidenti është dakord që pas ndërtimit të linjës gazsjellëse Nord Stream në Detin Baltik të lejojë transportimin e gazit rus përmes tubacioneve ukrainase. Kësisoj Kievi sërish mund të fitojë para në shuma miliardëshe.

Image
Miodrag Soric

Por sikurse ndodh rëndom gjërat nuk janë aq të thjeshta sa në dukje: A është një deklaratë e tillë e mjaftueshme për qeverinë ukrainase Kush mund të japë garancitë përkatëse: qeveria ruse BE-ja Apo të dyja bashkë Edhe pas samitit gjermano-rus këto pyetje mbeten të hapura.  Qeveria në Kiev vazhdon të jetë mosbesuese - në sfondin e përvojave të viteve të kaluara - kjo është e kuptueshme. Por vetëm mosbesimi nuk është i mjaftueshëm për t'i zgjidhur problemet. Ukraina duhet të negociojë - me mbështetjen e Gjermanisë dhe të BE-së. E në radhë të parë, në rast se Moska do të jetë e gatshme të bëjë lëshime në marrëveshjen e Minskut. Putin e la këtë të nënkuptohet në Sofi. Ka shumë mundësi që kancelarja dhe presidenti rus së shpejti të ritakohen, për të negociuar një plan paqeje për Lindjen e Ukrainës. Presidentët e Ukrainës dhe Francës do të jenë bashkë në një tryezë me ta. Të gjithë e dinë; sa më shumë të zgjasë konflikti aq më e vështirë do të jetë të zgjidhet ai. Nuk ka asnjë alternativë ndaj procesit të Minskut.

Po ashtu Merkel dhe Putin nuk shohin asnjë alternativë ndaj marrëveshjes atomike me Iranin. Të dy vendet duan t'i përmbahen kësaj marrëveshjeje, po ashtu si edhe europianët e tjerë dhe kinezët - edhe pse së fundi amerikanët po e bojkotojnë atë. Nëse Uashingtoni vërtetë do të vendosë sanksione ndaj firmave të huaja, që vazhdojnë bizneset me Iranin, kjo mbetet të shihet. Ironi e historisë: dalja e Amerikës nga marrëveshja atomike me Iranin po i afrojnë edhe më shumë europianët dhe rusët. Madje: kërcënimet e Amerikës në drejtim të Teheranitnët po bëjnë që të rritet çmimi i naftës në mbarë botën - për herë të parë që prej vitesh ai ka arritur mbi 80 dollarë për barrel. Kjo sjell para në arkat e shtetit të Rusisë. Edhe ky është një dëm kolateral i padëshiruar i politikës së jashtme amerikane me luhatje.

Listë e gjatë mosmarrëveshjesh

Askush nuk mund ta akuzojë  Angela Merkelin, se i ka lënë pasdore temat e pakëndshme për presidentin Putin. Ajo u shpreh qartë: kritikoi kufizimet e lirisë së shtypit dhe përndjekjen e artistëve në Rusi. Ajo kritikoi sulmet hacker ndaj Ministrisë së Jashtme në Berlin si dhe mbështetjen e Putinit për presidentin sirian Assad. Lista e pikave të debatit është e gjatë. Megjithatë duket se kjo nuk e dekurajon kancelaren. Sigurisht: mosbesimi reciprok mbetet. Katër vitet e fundit Moska ka shkaktuar shumë dëme politike, që do të duhet kohë për t'i riparuar sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test