Dy italianë janë arrestuar në lidhje me sulmin ndaj një tifozi të Liverpoolit përpara ndeshjes me Romën, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Filippo Lombardi 20-vjeç dhe Daniele Sciusco 29-vjeç janë paraqitur sot para një gjykate në Merseyside, dhe janë akuzuar për dhunë, para ndeshjes së gjysmëfinales që u mbajt në stadiumin Anfild të Liverpoolit.
Lombardi gjithashtu është akuzuar për shkaktim të lëndimeve trupore ndaj 53-vjeçarit, Sean Cox, i cili pësoi lëndime serioze në kokë, pasi u sulmua para ndeshjes.
Gjykatësi ka refuzuar që dy të akuzuarit të lirohen me kusht dhe ata do të paraqiten sërish para gjykatës më 24 maj.
Cox, i cili kishte udhëtuar nga Irlanda për të parë ndeshjen e futbollit, është lënduar rëndë në kokë. Gjendja e tij vazhdon të jetë kritike.