Royal Bank do të shuajë qindra vende pune

Evropë

Royal Bank do të shuajë qindra vende pune

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 14:04
Royal Bank of Scotland

Banka shtetërore britanike Royal Bank of Scotland do të shuajë qindra vende pune dhe do të mbyllë 259 ekspozitura, pasi që gjithnjë e më shumë klientë po kalojnë në bankat elektronike.

RBS është banka e tretë këtë javë që ka njoftuar se do të shuajë vendet e punës, ndërsa këtë para saj e kanë bërë edhe Loyds dhe Yorkshir building.

Qeveria britanike javën e kaluar njoftoi se planifikon të privatizojë serish RBS në fund të vitit financiar 2018-19. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat