Protesta në Maltë për shkak të vrasjes së gazetares

Evropë

Protesta në Maltë për shkak të vrasjes së gazetares

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 23:54
Ilustrim

Mijëra maltez kanë protestuar sot duke kërkuar drejtësi dy javë pas vrasjes së gazetares Dafna Karuan Galicia që luftoi kundër korrupsionit.

Në thirrjen e organizatorëve nga shoqëria cicile që kanë filluar një tubim të madh edhe pra një jave, demonstruesit kanë marshuar me thirrjet “Turp”, “Turp”, dhe “Drejtësi”, “Drejtësi”.

Si në protestat tjera ata kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit të Policisë dhe ministrit të drejtësisë, Në shtetin më të vogël(430 mijë banorë) shumë nuk besojnë në drejtësi dhe në zyrtarët e Policisë të cilët shpesh kanë qenë cak i kritikave të gazetares së vrarë. 

Galicia vitin e kaluar ka publikuar artikuj për korrupsion ku e kanë përfshirë edhe kryeministrin Jozef Muskat dhe bashkëpunëtorët e tij. Ajo po ashtu ka shkruar se edhe bashkëshortja e kryeministrit ka marr miliona dollar nga vajza e president të Azerbajxhanit nëpërmes firmës së avokatëve nga panamaja

Me publikimin e “Panama Papers” është zbuluar njëri nga skandalet më të mëdha botërore të korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat