Rusia mohon akuzat për vdekjet e civilëve në Siri

Evropë

Rusia mohon akuzat për vdekjet e civilëve në Siri

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 13:29
Zëdhënësi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, gjenerali, Igor Konashenkov.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i ka mohuar akuzat se avionët ushtarakë rusë dhe sirianë kanë lënë të vdekur të paktën 150 civilë brenda një jave të bombardimeve, duke thënë se kanë qenë të kujdesshëm ndaj civilëve.

Ministria i është përgjigjur komenteve që janë bërë gjatë ditës së mërkurë nga punëtorët opozitarë të shpëtimit, të cilët kanë akuzuar Moskën dhe Damaskun për vdekjen e 150 personave dhe lëndimin e dhjetëra personave të tjerë, gjatë sulmeve ajrore në provincën Idlib.

Gjenerali, Igor Konashenkov, ka thënë përmes një deklarate se grupi i udhëhequr nga opozitarët, Mbrojtja Civile, që ka bërë këto akuza, është një grup "sharlatanësh", të cilët nuk duhet të konsiderohen si burim i sigurt i informacionit.

"Avionët luftarakë rus nuk kanë goditur distriket e banuara me civilë, në mënyrë që të mënjanohen viktimat", ka thënë Konashenkov.

Ai ka thënë se gjatë javës së kaluar, caku i aeroplanëve rusë në provincën Idlib ka qenë tek militantët luftarakë dhe pajisjet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat