Si e parashikoi seriali britanik zjarrin në Grenfell para 24 vjetësh?

Evropë

Si e parashikoi seriali britanik zjarrin në Grenfell para 24 vjetësh?

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 16:52
Pamje nga video

Rrethanat tragjike të zjarrit të javës së kaluar në Grenfell Towr në Londrën Jugore ishin parashikuar llahtarshëm në një episode të serisë origjinal House of Cards.

Drama politike e BBC, që filloi më 1990 dhe u transmetua si trilogji serish deri më 1995, ndoqi punët makiaveliane të politikanit nga Partia Konservative, Francis Urquhart, shkruan The Telegraph.

Bazuar në romanin nga Michael Dobbs, një ish shef stafi i Partisë Konservative, kjo dramë inspiroi që shërbimi Netflix ta ribëjë këtë seri më 2013 duke e transferuar aksionin në Shtëpinë e Bardhë.

Në seritë e dyta më 1993, Ta Luash Mbretin, Urquhart, tani kryeministër, krijon zemërim kur ballafaqohet me një zjarr dhe kolapsin e mëpasshëm të Corbusier House, një ndërtese të neglizhuar në brendi të qytetit të Londrës.

Armiku i Urquhart nuk është lider i Partisë Laburiste, por Mbreti i ri, i angazhuar politikisht, që është i vendosur që të shfaqet në  vendin e fatkeqësisë që “t’i ngushëllojë njerëzit e vet”, përderisa Kryeministri mbetet indiferent dhe i tërhequr.

Fjalët e njërit prej këshilltarëve të mbretit tingëllojnë frikshëm të ngjashme si ato pas tragjedisë në Grenfell Tower, që arkitektët dhe banorët e kishin paralajmëruar se “një fatkeqësi pritej të ndodhte” pasi që fasada e përdorur që ta bëjë ndërtesën më të qëndrueshme mund ta ketë përshpejtuar zjarrin.

Personazhi thotë që tragjedia “nuk ishte e rëndomtë, jo aq e pashpjegueshme. Këta njerëz janë lënë që të qelben, njerëz që nuk mund t’i përballonin banesat e këshillit, njerëz që nuk mund ta përballonin pagesën e faturave të gazit. Corbusier House ishte një katastrofë që po priste të ndodhte”.

Ka të tjera ngjashmëri trembëse mes ngjarjeve fiktive dhe tragjedisë.

Zjarri në episodin “Ta Luash Mretin”, filloi në katin e katërt, po sikur filloi edhe ai në Grenfell Toër; përderisa 72 persona vdiqën në dramë teksa policët lajmëruan që numri i supozuar i të vdekurve në Grenfell Tower ishte 79.

Video ishte edituar nga përdoruesi i Vimeo, Al-Jazz, që shfaq vizitën e dhembshme të Mbretit të bërë kundër asaj të Kryeministrit.

Urquhart pastaj pyetet në programin fiktiv të lajmeve World Watch, nëse fatkeqësia reflekton “ndarje të thella në shoqëri”.

Ai përgjigjet që “viktimat fatkeqe të katastrofës së Newham vdiqën si rezultat i lakmisë së pamatur dhe papërgjegjësisë”, por  jo nga kujdesi social apo qeveria, por për veten, para se të shkojnë që ta lajmërojnë futjen e shërbimit kombëtar në kohë paqeje.

Kryeministrja Theresa May ishte kritikuar për mbajtjen e një “vizite private” në Grenfell Tower të enjten e kaluar, duke folur me anëtarët e shërbimeve emergjente që ishin marrë me fatkeqësinë, por nuk kishte takuar asnjë banor të vetëm të ndërtesës.

Në “Ta Luash Mbretin”, Urquhart jep deklaratë për shtyp nga vendi i ngjarjes:

“Jam tejet i impresionuar nga mënyra se si shërbimet emergjente kanë reaguar ndaj këtij aksidenti të tmerrshëm. Mendoj që gjëja më e mirë që mund ta bëjmë është që të mos iu dalim në rrugë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat