Partia më e madhe opozitare në Turqi: Do kërkojmë rinumërim të votave

Evropë

Partia më e madhe opozitare në Turqi: Do kërkojmë rinumërim të votave

Më: 16 prill 2017 Në ora: 19:47
Turqi

Partia Republikane Popullore (CHP), e cila është partia më e madhe opozitare në Turqi, ka njoftuar se do të kërkojnë rinumërim të së paku 60 për qind të votave.

Sipas udhëheqësve të kësaj partie në referendum janë numëruar fletëvotime të pavulosura.

“Bordi i Lartë Elektoral ka lejuar mashtrime në këtë referendum”, ka thënë zëvendëskryetari i CHP-së, Bulent Tezcan, në një deklaratë të tij për media në Ankara.

Në referendum kanë dalur 86 për qind të atyre që kanë pasur të drejt vote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat