Vrasja e ambasadorit grek në Brazil, kamerat zbulojnë dashnorin e gruas

Evropë

Vrasja e ambasadorit grek në Brazil, kamerat zbulojnë dashnorin e gruas

Më: 2 janar 2017 Në ora: 14:58
Ambasadori grek në Brazil, Kyriakos Amoiridis

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e ambasadorit grek në Brazil, Kyriakos Amoiridis, ngjarje për të cilën u akuzuan bashkëshortja dhe i dashuri i saj polic.

Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë, autoritetet kanë zbuluar autorin që fshihet pas kësaj ngjarjeje tronditëse.

Kamerat tregojnë dashnorin e gruas, policin Sérgio Gomes i cili së bashku me nipin Eduardo Moreira bëhen gati për të hyrë në banesë. Ata rrinë shumë gjatë brenda banesës dhe kur dalin, dalin me trupin e ambasadorit.

Sipas autoriteteve braziliane, ata kanë udhëtuar rreth 300 kilometra larg vendngjarjes për të zhdukur trupin, që e dogjën brenda makinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat