Emiratet, Katari dhe Kuvajti do të reduktojnë prodhimin e naftës

Evropë

Emiratet, Katari dhe Kuvajti do të reduktojnë prodhimin e naftës

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 19:48
Ilustrim

Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe anëtare të OPEC-ut u shprehën njëzëri për kufizimin e prodhimit të naftës duke nisur nga 1 janari në përputhje me vendimin e kartelit për reduktimin e prodhimit për të favorizuar nivelin e çmimeve.

Konglomerati publik “Kuwait Petroleum Corp” (KPC) njoftoi sot se i ka bërë me dije klientëve të saj se volumi i eksporteve do të ulej duke filluar nga janar në zbatim të vendimit të Organizatës së vendeve eksportuese të naftës (OPEC).

PKC-ja nuk saktësoi qëndrimin e Kuvajtit në lidhje me kufizimin e përgjithshëm të prodhimit të OPEC-ut. Por media lokale njoftoi se ishte rreth 130.000 fuçi në ditë mbi një prodhim kombëtar me gati 3 milionë fuçi në ditë.

Në Doha, Qatar Petroleum bëri një njoftim të ngjashëm, transmeton atsh.

“Kemi filluar të informojmë klientët tanë për kufizimet e pritshme në livrimin e naftës për të konfirmuar përkushtimin e shtetit të Katarit në përputhje me kuotat e reja të prodhimit”, deklaroi Saad Cherida Al-Kaabi, presidenti i kësaj kompanie publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat