Bjellorusi: Sulm me sharrë elektrike dhe sëpatë, një i vdekur

Evropë

Bjellorusi: Sulm me sharrë elektrike dhe sëpatë, një i vdekur

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 09:19
Bjellorusi

Një i ri ka sulmuar njerëzit me një sharrë elektrike me zinxhir dhe një sëpatë në një qendër tregtare në Bjellorusi, duke vrarë një grua dhe duke plagosur një tjetër, shkruan BBC.

Zyrtarët thanë se sulmi ka ndodhur në qendrën tregtare Europra në qytetin Minsk.

Dëshmitarët okluarë treguan për një person të maskuar në përpjekje për të kapur blerësit e tmerruar, të shtunën në mbrëmje.

Policia më vonë arrestoi të dyshuarin 18 vjeçar. Motivi për sulmin nuk ka qenë menjëherë i qartë.

“Kur ai mori një sharrë elektrike me zinxhir, blerësit e parë menduan se ishte një lloj loje”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Alexander Lastovsky për Reuters.

“Pastaj ai ka prerë një grua keq me sharrën elektrike dhe e goditi atë me një çekiç. Ajo vdiq. Ai sulmoi edhe të tjerët”

Gruaja e lënduar u dërgua në një spital local.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat