Ekspertë ndërkombëtarë inspektojnë rrëzimin e avionit rus

Evropë

Ekspertë ndërkombëtarë inspektojnë rrëzimin e avionit rus

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 19:59
Rrënojat e avionit rus

Përfaqësues nga Rusia dhe Gjermania mbërritën në Kajro për të inspektuar rrënojat e avionit rus të pasagjerëve, rreth 10 muaj pasi u rrëzua mbi Gadishullin e Sinait, duke vrarë 224 persona në bord, njoftoi sot komiteti hetimor i udhëhequr nga Egjipti.

“Ekspertë nga Irlanda, SHBA-ja dhe Franca pritet t’i bashkohen më vonë ekipit të inspektimit  për të identifikuar zonën ku avioni filloi të përplasej”,  shtoi komiteti.

Të gjitha pjesët e rrënojave janë mbledhur dhe transportuar në një zonë të sigurt në aeroportin ndërkombëtar të Kajros, për të analizuar, ku filloi shpërbërja për herë të parë.

Ekipi hetues do të përbëhet nga Rusia si vendi i origjinës së avionit, Gjermania si prodhues i avionit, Irlanda si vendi që e regjistroi atë, Franca si projektuesi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si prodhuesi i motorit të avionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat