“Ferri i Dantes”, njerëzit thërrisin ndihmë, ndihmë…

Evropë

“Ferri i Dantes”, njerëzit thërrisin ndihmë, ndihmë…

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:23
Termeti Itali

Tmerri i vërtetë i tërmetit në Itali u kuptua sot pasi dëshmitarët i përshkruan skenat prej ferri “si të ferrit të Dantes” dhe fotografitë shokuese treguan se si katër qyteza janë rrafshuar thuajse plotësisht në dhe duke bërë që ato të zhduken nga hartat.

Të paktën 73 persona kanë vdekur deri tani, përshi dy bebe, dhe 150 të tjerë besohet se kanë ngecur nëpër gërmadha pas tërmetit me magnitudië 6.2 i cili ra në orën 3.30 të natës ndërkohë që banorët ishin duke fjetur nëpër shtretërit e tyre.

Agostino Severo, një banues i Romës i cili kishte shkuar për të vizituar qytezën e Illicas, në veri të qytezës më të goditur, Amatrices, tha: “Dolëm te sheshi dhe dukej si Ferri i Dantes. Njerëzit qanin duke ulëritur ndihmë, ndihmë. Skuadrat e shpëtimit mbërritën pas një ore… pas një orë e gjysëm”.

Shpëtimtarët thanë se dëgjonin të qara fëmijësh nga brenda gërmadhave dhe banorët nisën të gërrmonin me duar për të shpëtuar familjarët e tyre.

Tërmeti që shkatërroi qytezat rrëzë malit dhe fshatrat e Amatrices, Accumolis, dhe Arquata del Trontos, si dhe Pescara del Trontos ishte aq i fuqishëm sa që bëri që edhe ndërtesat në qendër të Romës të lëkundeshin dhe u ndje deri në Kroaci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat