Italia 500 Euro adoleshentëve për libra

Evropë

Italia 500 Euro adoleshentëve për libra

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 00:40
ilustrim

Për t’i kujtuar të rinjve se kultura mund të pasurojë jetën e dikujt e mund të bashkojë njerëz, qytetarët italianë do të marrin 500 Euro “bonus kulture” në ditëlindjen e tyre të 18.

Iniciativa do të lançohet në 14 shtator dhe bonusi mund të shpenzohet për libra, bileta koncertesh, kinemash, vizita në muzeume apo udhëtime në parqe ndërkombëtare.

Rreth 575 mijë adoleshentë pritet të përfitojnë nga skema e re, dhe megjithëse një nismë e tillë do i kushtojë qeverisë italiane 290 milionë euro, nënsekretari parlamentar Tommaso Nanncini beson se janë para të shpenzuara mirë.

“Iniciativa i jep një mesazh të qartë të rinjve duke i kujtuar se ata i përkasin një komuniteti që mirëpret kur rriten” tha ai për Corriere.

Qeveria italiane po planifikon një bonus të ngjashëm për vitin 2017, i cili do i garantojë mësuesve 500 euro për zhvillimin e tyre profesional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat