Tmerr në Britani/ Prindërit rrahin për vdekje foshnjën e tyre 10 muajshe

Evropë

Tmerr në Britani/ Prindërit rrahin për vdekje foshnjën e tyre 10 muajshe

Më: 27 mars 2024 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Një foshnjë 10 muajshe la frymën e fundit në duart e prindërve të tij në Britani pasi u rrah brutalisht.

Stephen Boden dhe partnerja e tij Shannon Marsden vranë djalin e tyre të vogël Finley Boden, i cili vdiq në ditën e Krishtlindjeve 2020.

Finley u zbulua se kishte pësuar 130 lëndime “të tmerrshme”. Gjyqtarja Amanda Tipples tha se çifti, të cilët ishin të dy të varur nga droga, i kishin nënshtruar djalit të tyre “mizorinë e paimagjinueshme”, vetëm 39 ditë pasi shërbimet sociale e kishin marrë atë përsëri në kujdesin e tyre.

Sipas autopsisë foshnja kishte pësuar 71 mavijosje, 57 fraktura në duart e prindërve dhe më pas çifti u dënua me të paktën 29 vjet burg.

Analizat toksikologjike treguan se në gjakun e Finley u gjet kanabis, gjë që tregon se ai duhet të ketë thithur tym në 24 orët e fundit para vdekjes.

Sipas gjykatës, prindërit pas krimit që ata kryen punuan së bashku për t’i mbajtur autoritetet larg Finley për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe për të mbuluar aktin e tyre të tmerrshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat