Suedia: NATO dhe BE kanë përpara një konflikt të gjatë me Rusinë

Evropë

Suedia: NATO dhe BE kanë përpara një konflikt të gjatë me Rusinë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

“Shtetet e NATO-s dhe BE-së duhet të përgatiten për një konflikt afatgjatë me Rusinë.” Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, suedez Tobias Billstrom.

“Ne duhet të kuptojmë se kemi një konflikt të gjatë me Rusinë përpara nesh. Kjo përfshin NATO-n dhe BE-në. Ne duhet të përgatitemi për të në përputhje me rrethanat,” tha ai në një intervistë për Deutsche Welle. Sipas ministrit të Jashtëm, kjo ka të bëjë kryesisht me shtetet baltike dhe Poloninë.

Billstom vuri në dukje se Suedia planifikon të dërgojë një pjesë të një batalioni të mekanizuar në Letoni dhe do të përforcojë forcat e saj detare pranë ishullit Gotland dhe Detit Baltik. Ai shtoi se Suedia tashmë patrullon hapësirën ajrore në këtë rajon dhe përdor nëndetëset e saj për qëllime të ngjashme.

Më parë, ministri i jashtëm vuri në dukje se ai e konsideron përforcimin e Gotland, i cili shpesh përmendet si një “aeroplanmbajtëse e madhe”, detyrën më urgjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat