Ambasada serbe në Moskë shënon përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

Evropë

Ambasada serbe në Moskë shënon përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Ambasada e Serbisë në Moskë të Rusisë ka organizuar një event për të shënuar 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë e cila asokohe po kryente masakra mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.

Në këtë ngjarje u zbulua një pllakë me mbishkrimin “Ne mund të falim – nuk do të harrojmë” dhe u prezantua libri “NATO para gjykatës së historisë”.

Një minutë heshtje u mbajt ndërsa ambasadori serb Momqillo Babiq tha se Serbia pagoi një çmim të lartë për guximin e saj.

“Ne nuk kërkojmë të pamundurën, jemi një komb i vogël, por krenar. Për shkak të krenarisë sonë humbëm një të tretën e popullsisë sonë në Luftën e Dytë Botërore. Shkencëtarët seriozë e kanë vërtetuar se, po të mos kishim luftuar për liri, tani do të ishim 20 milionë”, tha Babiq.

“Ne jemi të rrethuar nga të gjitha anët nga vendet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ne po përpiqemi të mbrojmë të drejtën tonë për ekzistencë dhe pavarësi dhe të mbrohemi nga çdo lloj konflikti”, tha ndër tjera ambasadori serb në Rusi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat