Polonia tërheqë më shumë se 50 ambasadorë të emëruar nga administrata e mëparshme

Evropë

Polonia tërheqë më shumë se 50 ambasadorë të emëruar nga administrata e mëparshme

Më: 14 mars 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Polonia ka vendosur të tërheqë më shumë se 50 ambasadorë të saj të emëruar nga administrata e mëparshme, njoftoi të mërkurën Ministria e Jashtme e Polonisë.

Ky vendim erdhi pasi riorganizimi i propozuar u paraqit në Këshillin e Shërbimit të Jashtëm.

Pas miratimit të tij nga kryeministri Donald Tusk, kanë nisur procedurat e tërheqjes.

Qeveria “beson se ndryshimi i nevojshëm i ambasadorëve polakë do të ndihmojë në adresimin e sfidave të vështira me të cilat përballet politika e jashtme e Polonisë sot në një mënyrë më të mirë dhe më profesionale”, shtohet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat