​Ukraina shkatërron sistemin e shtrenjtë rus

Evropë

​Ukraina shkatërron sistemin e shtrenjtë rus

Më: 27 prill 2024 Në ora: 20:49
Ilustrim

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka shkatërruar një sistem të shtrenjtë rus.

Agjencia e inteligjencës ushtarake ukrainase GUR publikoi një video që tregon momentin e sulmit ndaj sistemit rus të radarit 48Y6 K-1 Podlot. Ata pretendojnë se sistemi u shkatërrua në sulm.

Podlot-K1 është një sistem radar i lëvizshëm që mund të zbulojë deri në 200 objektiva njëkohësisht dhe ka një rreze zbulimi deri në 450 kilometra. Raportohet se sistemi kap vlerën e 7.5 milionë dollarëve, shkruan Newsweek.

Sipas ukrainasve, sulmi u krye nga anëtarë të Shërbimit Informativ të Mbrojtjes të Ukrainës (DIU) dhe Brigadës së 15-të të veçantë të artilerisë dhe zbulimit Black Forest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat