“Do të siguronte objektiva për Rusinë”, Cameron thotë se trupat perëndimor s’duhet dërguar në Ukrainë as për stërvitje

Evropë

“Do të siguronte objektiva për Rusinë”, Cameron thotë se trupat perëndimor s’duhet dërguar në Ukrainë as për stërvitje

Më: 10 mars 2024 Në ora: 13:34
David Cameron

Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, ka thënë se ai kundërshton dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, madje edhe për misione stërvitore.

Në një intervistë me të përditshmen gjermane Sueddeutsche Zeitung botuar të shtunën, ai tha se misionet e trajnimit kryhen më së miri jashtë vendit. Vendosja e ushtarëve të huaj në Ukrainë do të siguronte objektiva për Rusinë.

Muajin e kaluar presidenti francez Emmanuel Macron tha se mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë nuk mund të përjashtohej.

Britania më vonë konfirmoi se kishte dërguar njësi të vogla në Ukrainë për të ndihmuar me trajnimin mjekësor, por një zëdhënës i kryeministrit britanik Rishi Sunak tha se vendi nuk parashikon dislokime në shkallë të gjerë, raporton The Guardian.

Të premten, ministri francez i mbrojtjes Sebastien Lecornu tha se nuk ka plane për momentin për të dërguar trupa luftarake, por se aleatët e Ukrainës mund të marrin në konsideratë trajnime specifike ose misione të çminimit.

Ministri i Jashtëm i Polonisë thotë se prania e forcave të NATO-s në Ukrainë “nuk është e paimagjinueshme” dhe se ai e vlerëson presidentin francez që nuk e përjashtoi këtë ide. Radek Sikorski tha se ai e vlerësonte iniciativën e Macron “sepse ka të bëjë me frikën e Putinit, jo ne të frikës nga Putini”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat