​Afera "Tuneli", Suedia do të ekstradojë një serb në Malin e Zi

Evropë

​Afera "Tuneli", Suedia do të ekstradojë një serb në Malin e Zi

Më: 8 mars 2024 Në ora: 21:36
Ilustrim

Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi duhet të përcaktojë dhe bie dakord për rrugët e tranzitit pasi Suedia miratoi ekstradimin e Vladimir Eriq (33) nga Loznica, i cili kërkohet nga Mali i Zi pasi besohet të ketë qenë pjesë e një grupi kriminal që hapi një tunel në depon e Gjykatës së Lartë vitin e kaluar në Podgoricë.

Kjo procedurë zgjat rreth 20 ditë, kur pritet që shtetasi serb të jetë në dispozicion të organeve gjyqësore malazeze, raporton Vijesti.

Vladimir Eriq u arrestua në mesin e tetorit në Suedi me urdhër të NCB Interpol Podgorica me dyshimin se kishte marrë pjesë në gërmimin e një tuneli në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Më pas ai u arrestua në aeroportin e Stokholmit, teksa po dilte nga Suedia, ku dyshohet se kishte ndërmend të udhëtonte për në Beograd.

Sipas urdhrit të NCB Interpol Podgoricës, ai është në kërkim qe nga data 28 shtator për kryerje të procedurës penale në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë dhe akuzohet për veprën penale të bashkimit kriminal në lidhje me veprën penale të vjedhjes së rëndë dhe vepra penale e parandalimit të provave në bashkëpunim.

Përveç Eriq, fletarrest është lëshuar edhe për bashkëqytetarët e tij nga Loznica – Velko Markoviq (1991), Milan Markoviq (1970) dhe Dejan Jovanoviq (1993).

Policia deri më tani ka arrestuar pesë persona të dyshuar mbi grabitjen e depos së gjykatës – Katarina Baqoviq, Marian Vulaj, Nikola Milaçiq dhe Ivica Piperoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat