Papa Françesku iu nënshtrohet disa “testeve diagnostike” në Spitalin e Romës

Evropë

Papa Françesku iu nënshtrohet disa “testeve diagnostike” në Spitalin e Romës

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 18:17
Papa Franqesku

Papa Françesku, i cili ishte me një grip të lehtë ditët e fundit, është dërguar në Spitalin e Romës këtë të mërkurë pas shqetësimeve rreth shëndetit të Atit të Shenjtë.

Vatikani ka thënë përmes një qëndrimi se ai ka shkuar për “disa teste diagnostiko”, por që nuk ka dhënë detaje të tjera rreth vizitës shëndetësore që ka zgjatur më pak se një orë, raporton New York Times.

Gjatë paraqitjes publike në fillim të ditës, Papa u kishte kërkuar falje të pranishmëve, duke thënë se një asistent i tij duhej ta lexonte fjalimin për shkak se “kishte një ftohje të lehtë”.

Pas përfundimit, ai kishte kaluar rreth një orë duke përshëndetur besimtarët, ndërsa po qëndronte në një karrocë të cilën e ka shpeshtuar së përdoruri viteve të fundit.

Policia e Trafikut ka njoftuar se Papa Françesku ishte dërguar në Spitalin Gemelli rreth prës 11:20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat