Suedia pritet të anëtarësohet zyrtarisht në NATO javën e ardhshme

Evropë

Suedia pritet të anëtarësohet zyrtarisht në NATO javën e ardhshme

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Ceremonia e anëtarësimit të Suedisë në NATO ka të ngjarë të zhvillohet javën e ardhshme, raporton Bloomberg.

“Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të shtyhet deri në javën e ardhshme, pasi presidenti i zgjedhur i Hungarisë nuk ka marrë ende detyrën,” sipas burimeve.

Ende nuk ka një datë specifike, por procesi pritet të përfundojë javën e ardhshme. Agjencia raportoi se e premtja, 1 mars, fillimisht ishte caktuar si data e hyrjes zyrtare të Suedisë në NATO.

Të hënën, më 26 shkurt, parlamenti hungarez zgjodhi kreun e Gjykatës Kushtetuese, Tamás Szújok , si president të vendit. Në të njëjtën ditë, deputetët miratuan kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Në votimin përfundimtar 188 deputetë votuan pro, gjashtë kundër dhe katër nuk votuan.

Ceremonia e anëtarësimit në një aleat të ri të NATO-s zakonisht zhvillohet në selinë e saj në Bruksel: aty nënshkruhen dokumentet përkatëse dhe ngrihet flamuri i anëtarit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat