Tragjike/ Kamioni përplas për vdekje 17-vjeçarin

Evropë

Tragjike/ Kamioni përplas për vdekje 17-vjeçarin

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 09:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shoferi i një kamioni në Itali u arrestua nga policia mëngjesin e së premtes pasi përplasi dhe vrau një nxënës 17-vjeçar dhe plagosi rëndë motrën e tij 15-vjeçare në Bassano, në periferi të Sanremos.

Sipas agjencisë italiane Ansa, burri nuk është ndalur pas aksidentit, i cili ndodhi rreth orës 08:00 me orën lokale, teksa dy të rinjtë po shkonin në shkollën e tyre.

Ai u gjet nga policia falë përshkrimit të një dëshmitari, pasi ai sapo kishte përfunduar dërgimin e produkteve në një kompani lokale.

Ai i tha policisë se nuk kishte vënë re asgjë. Kamioni është sekuestruar dhe drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për kontroll të rregullt mjekësor. Vajza po trajtohet në një spital në Pietra Ligure me plagë të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat