Britania thotë se nuk do ta bëjë të detyrueshëm shërbimin ushtarak, pasi Letonia bëri thirrje për këtë

Evropë

Britania thotë se nuk do ta bëjë të detyrueshëm shërbimin ushtarak, pasi Letonia bëri thirrje për këtë

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 08:06
Britania

Çdo lëvizje për të futur rekrutimin nga Britania dhe aleatët e tjerë të NATO-s do të bënte një ndryshim në mbrojtjen e Evropës kundër Rusisë, ka thënë ministri i Jashtëm i Letonisë, Krisjanis Karins.

Ai tha gjithashtu se sa më i madh të jetë vendi, aq më i madh është ndryshimi.

Mes tjerash Karins theksoi se “po ndan me kënaqësi” me kolegët përvojën e kombit të tij, i cili rivendosi shërbimin e detyrueshëm ushtarak vitin e kaluar në vazhdën e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.

“Ne mendojmë se është një ide shumë e mirë për ne. Unë mendoj se aleatët e tjerë të NATO-s mund ta konsiderojnë atë gjithashtu”, tha ministri i Jashtëm.

Ai kështu u shpreh duke folur në margjinat e një konference të fundit të sigurisë në Gjermani.

Por Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, i cili gjithashtu foli në Konferencën e Sigurisë në Mynih javën e kaluar, dukej më pak se i prirur për trajnimin e qytetarëve vullnetarisht – një ide që kreu i Ushtrisë Britanike duket se e mbështet – e lëre më shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

“Ne kemi një ushtri profesionale të forcave të armatosura profesionale. Është me të vërtetë e rëndësishme që ato të trajnohen sipas standardeve më të larta të mundshme”, tha ai në një intervistë, për Sky News.

“Të gjithë e dinë se në një skenar lufte – Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore -, natyrisht, vendet duhet të bëjnë marrëveshje të tjera”.

“Ky nuk është pozicioni në të cilin jemi tani. Ne nuk kemi absolutisht asnjë plan për ta bërë këtë tani. Dhe kështu që kjo nuk është diçka që është aktualisht në agjendë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat