Fundoset një anije mallrash në jug të Stambollit, raportohet për gjashtë të zhdukur

Evropë

Fundoset një anije mallrash në jug të Stambollit, raportohet për gjashtë të zhdukur

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:13
Sipas autoriteteve, sinjali nga anija ndaloi transmetimin në orën 7.12.

Një anije mallrash u fundos mëngjesin e sotëm në Detin Marmara, në jug të Stambollit, me gjashtë marinarë të zhdukur, deklaruan autoritetet turke.

Anija mallrash 69 metra e gjatë, e cila transportonte mallra të thata, dërgoi një sinjal shqetësimi pak pas orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale, ndërsa ishte në brigjet e ishullit Imrali, rreth 50 kilometra nga bregu jugor i Stambollit, tha Ministria Turke e Transportit.

Sipas autoriteteve, sinjali nga anija ndaloi transmetimin në orën 7.12.

Tre varka të rojes bregdetare turke u dërguan në zonë, por nuk ishin në gjendje të lokalizonin anijen, thuhet në deklaratë, duke shtuar se një varkë shpëtimi bosh u gjet aty pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat