Qeveria greke ofron më shumë mbështetje për fermerët protestues

Evropë

Qeveria greke ofron më shumë mbështetje për fermerët protestues

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 16:22
Kyriakos Mitsotakis

Qeveria konservatore e Greqisë propozoi të martën masa të mëtejshme mbështetëse për fermerët që kanë protestuar prej javësh për rritjen e kostove të energjisë dhe konkurrencën nga jashtë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili fitoi një mandat të dytë vitin e kaluar, u takua me përfaqësues të sindikatave të fermerëve në zyrën e tij rreth mesditës për të diskutuar kërkesat e tyre.

“Unë besoj se mund të gjejmë gjuhën e përbashkët, duke marrë parasysh shqetësimet tuaja të justifikuara”, u tha Mitsotakis përfaqësuesve të fermerëve përpara takimit.

Javën e kaluar, qeveria u premtoi fermerëve një vit të zbritjes së taksave për naftën deri në fund të vitit 2024 dhe zbritje në faturat e tyre të energjisë. Por zotimet nuk mjaftuan për të qetësuar fermerët.

Sindikatat e tyre bllokuan shkurtimisht rrugët dhe një vendkalim kufitar për kamionët e mallrave, duke thënë se masat nuk adresuan shqetësimet e tyre për rritjen e kostove që i kanë detyruar disa prej tyre të largohen nga bujqësia dhe të kërkojnë të ardhura të qëndrueshme, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat