Holanda ndalon eksportin e pjesëve të aeroplanëve luftarak F-35 në Izrael

Evropë

Holanda ndalon eksportin e pjesëve të aeroplanëve luftarak F-35 në Izrael

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Gjykata holandeze ka vendosur se Holanda duhet të ndalojë eksportin e pjesëve të aeroplanëve luftarak F-35 në Izrael.

Ky vendim nga shteti holandez erdhi pas shqetësimeve se pajisjet luftarake të saj mund të përdoren për të shkelur ligjin ndërkombëtar si pjesë e fushatës izraelite në Gazë.

“Gjykata konstaton se ekziston një rrezik i qartë që aeroplanët luftarak F-35 mund të përdoren për kryerjen e shkeljeve serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha Gjykata e Apelit të Hagës në një deklaratë.

Nga kjo deklaratë nënkuptojmë se eksporti i pjesëve të F-35 nga Holanda në Izrael do të ndalet, shkruan CNN.

Ndryshe, tre organizatat joqeveritare, Oxfam Novib, Pax for Pace, dhe The Rights Forum, kanë apeluar për një vendim të mëparshëm të gjykatës që lejonte eksportin e vazhdueshëm të pjesëve të F-35.

Por, duke i pasur parasysh rregulloret ndërkombëtare në të cilat Holanda bën pjesë, ka vendosur që duhet të parandalojë eksportin e pajisjeve ushtarake.

Gjykata tha se “Izraeli nuk po merr parasysh mjaftueshëm pasojat e sulmeve të tij për popullatën civile”, duke theksuar se sulmet izraelite në Gazë kanë rezultuar në “një numër disproporcional të viktimave civile”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat