Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ushtria jonë, e papërshtatshme për problemet me të cilat përballet Evropa

Evropë

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ushtria jonë, e papërshtatshme për problemet me të cilat përballet Evropa

Më: 26 janar 2024 Në ora: 07:54
Boris Pistorius

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka bërë thirrje për një “debat serioz kombëtar” për të ardhmen e ushtrisë së vendit, duke argumentuar se në gjendjen e saj aktuale nuk është e përshtatshme për të trajtuar një sërë sfidash të politikës së sigurisë me të cilat përballet Evropa.

Pistorius, i cili shpesh ka bërë thirrje që Gjermania të bëhet “e gatshme për luftë” që kur u bë ministër i Mbrojtjes një vit më parë dhe ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin mund të sulmojë brenda tetë viteve, dhe se vendi duhet të jetë gati për t’u përballur me këtë, shkruan The Guardian.

Pistorius tha se paqja dhe liria që shumica e Evropës kishte gëzuar për dekada nuk ishte më “një siguri e pakundërshtueshme” dhe se Gjermania po sfidohej “më fort dhe në mënyrë aktive se kurrë si një pjesëmarrëse aktive në siguri dhe politikë”.

Këtë javë, Pistorius tha se po konsideronte lejimin e banorëve pa shtetësi gjermane për t’u bashkuar me ushtrinë në një përpjekje për të rritur numrin e trupave nga 181 mijë në 203 mijë deri në vitin 2031.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat