Pas rrëzimit të aeroplanit në Rusi që dyshohet se transportonte 65 ushtarë ukrainas të burgosur – deklarohen nga Kievi

Evropë

Pas rrëzimit të aeroplanit në Rusi që dyshohet se transportonte 65 ushtarë ukrainas të burgosur – deklarohen nga Kievi

Më: 24 janar 2024 Në ora: 13:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas raportimit për rrëzimin e një aeroplani ushtarak transportues rus në Belgorod, ku dyshohet se gjendeshin 65 ushtarë ukrainas që ishin zënë rob dhe ishte planifikuar të shkëmbeheshin me ushtarët rusë, autoritetet ukrainase janë deklaruar.

Zyra Koordinuese për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës (POW), organ i qeverisë ukrainase, foli për rrëzimin e aeroplanit.

Në komunikatën për media u bëhet thirrje “mediave dhe qytetarëve që të përmbahen nga përhapja e informacioneve të pa verifikuara”, dhe shtohet se po mblidhen informacione shtesë.

Ne theksojmë se armiku po kryen në mënyrë aktive operacione speciale të informacionit të drejtuara kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra të burgosur që nga fillimi i luftës, duke përfshirë shkëmbimin më të madh deri më tani në fillim të këtij muaji, kur 230 ukrainas u shkëmbyen me 248 rusë.

Në anën tjetër, autoritetet ruse akuzuan sot ushtrinë ukrainase për rrëzimin e aeroplanit, duke pretenduar se e kanë qëlluar fluturaken me raketa të marra nga vendet perëndimore.

Këto pretendime i bëri njëri nga deputetët rusë dhe njëherit gjeneral i pensionuar i cili tha se u godit nga tre raketa, duke mos ofruar as edhe një dëshmi për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat