Ukraina pretendon se goditi objektivat në sulmin me dron në terminalin e naftës

Evropë

Ukraina pretendon se goditi objektivat në sulmin me dron në terminalin e naftës

Më: 18 janar 2024 Në ora: 12:21
Ukraina kishte dështuar të sulmonte një terminal nafte në qytetin porte

Ukraina nisi një sulm me dron në një terminal nafte në Shën Petersburg, tha një burim i inteligjencës ushtarake ukrainase për Reuters, pa specifikuar se cilat objektiva të sakta u goditën.

“Ka goditje të konfirmuara. Kjo është një fazë e re e punës në këtë rajon”, tha burimi ukrainas.

Ndërkaq sot më herët Rusia tha se Ukraina kishte dështuar të sulmonte një terminal nafte në qytetin port, që ndodhet në brigjet e Detit Baltik.

Vladimir Rogov, zyrtar në administratën e instaluar nga Rusia në rajonin jugor të Zaporizhzhias të Ukrainës, tha se droni u kap dhe nuk u shkaktuan lëndime apo dëme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat