Tentoi të abuzojë seksualisht me fqinjën e mitur, e pëson keq efektivi i policisë

Evropë

Tentoi të abuzojë seksualisht me fqinjën e mitur, e pëson keq efektivi i policisë

Më: 15 janar 2024 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin fqinj, në Mal të Zi, ku një efektiv policie është vënë në pranga pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka tentuar të dhunojë seksualisht fqinjën e tij të mitur.

Mediat malazeze raportojnë se ndërsa vajza ka qenë duke kaluar pranë shtëpisë së tij, polici i identifikuar si shtetasi D.L 54-vjeç, e ka ftuar 13-vjeçaren të ndjekë ndeshjen me fëmijët e tij dhe më pas ka tentuar ta sulmojë.

Raportohet se vajza ka njoftuar prindërit se do të ishte në shtëpinë e fqinjëve dhe pas disa minutash është kthyer me nxitim në shtëpi ku u ka treguar prindërve për ngjarjen.

“Efektivi ka qenë vetëm në shtëpi dhe menjëherë ka filluar ta përkëdhelë dhe ka tentuar ta puthë. Ajo e ka larguar dhe ka ikur në shtëpi”, raportojnë mediat malazeze.

Drejtoria e Policisë ka konfirmuar zyrtarisht informacionin për arrestimin e efektivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat